Qeveria dhe opozita vazhdojnë përplasjen në distancë sa I takon shifrës së viktimave nga Covid në vendin tonë.
PD këmbëngul se numri real i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri është shumë më I madh nga se është raportuar ndërsa vetë mjeketr e spitaleve Covid dhe qeveria e kanë mohuar një gjë të tillë.
Ndërkohë, pas Bashës, edhe numri dy i selisë blu Edi Paloka nëpërmjet një statusi në facebook ka ndarë një eksperincë personale që sipas tij, fakton se shifrat e viktimave nga Covid janë manipuluar.
Ai shkruan mes të tjerash se vdekja e pedagoges së njohur Irena Bogdani, që është vajza e tezes, humbi jetën nga COVID por sipas Palokës nuk u raportua.
Te perdoresh disa zyrtare qe ne “emer te mjekeve”dalin te mbrojne qeverine per aktet e saj kriminale , me e pakta eshte pafytyresi. E permenda me lart qe ndjej neveri per ata qe familjaret i perdorin publikisht per interesa politike , per kete arsye kam heshtur deri sot. Po tani nuk mund te hesht me.Brenda pak ditesh une humba dy njerez te dashur te rrethit tim familjar . Nje prej tyre , ai i pedagoges Irena Bogdani, u be publikisht i njohur , jo prej meje po per faktin qe Irena ishte e njohur dhe e vleresuar ne profesionin e saj. Irena ishte vajza e tezes time dhe humbi jeten ne spitalin infektiv prej Covid-it . Une dhe nje here dua te falenderoj ata mjeke e personel mjekesor qe u kujdesen per te deri ne fund. I falenderoj dhe personalisht disa prej tyre qe u impenjuan pavarsisht se nuk e kishin ne ndjekje direkte. Po une jam i bindur qe asnje prej atyre mjekeve qe e ndoqen dhe e mjekuan per Covid, nuk e di qe Irena nuk rezulton te kete humbur jeten nga Covidi ne asnje dokument e komunikate zyrtare. As ne komunikatat e perditeshme te ministrise e as ne shifrat zyrtare te qeverise…E pra kur fshihet nje rast i tille , cfare ndodh me qytetaret e tjeshte?