Presidenti Ilir Meta i doli në krah Manjola Cakonit, një prej të mbijetuarve nga tërmeti i 26 Nëntorit. Të mërkurën, Manjola akuzoi institucionet shtetërore se e kanë braktisur plotësisht pas tragjedisë. Kjo video u shpërnda edhe nga Partia Demokratike. Por pas kësaj, Manjola pretendon se e ka telefonuar kryeministri Edi Rama, për të shprehur revoltën për denoncimin e saj publik.

 

“Më merr në telefon dikush nga Kryeministria, përgjigjet mami im. I thotë: “Turp të ketë Manjola”. Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë turp. Kam kërkuar të drejtën time dhe të fëmijës tim. Asgjë tjetër nuk dua. Ai kishte thënë: “Edi jam, turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot””, thotë ajo.

 

Videon ku Manjola Cakoni jep dëshminë e publikoi Meta në “Facebook”. Me tone të ashpra, kreu i shtetit tha se ky është një bulizëm qeveritar dhe se kjo duhet të marrë fund.

 

 

“MJAFT me bulizëm qeveritar! Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme! Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë! Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj!”

 

Manjola Cakoni bashkë me djalin e saj Alesio i mbijetuan termetit të 26 nëntorit në Thumanë, por aty humbi gjysmën e familjes, bashkëshortin dhe vajzën.

 

Kjo familje u kthye në qendër të vemendjes për faktin se vetë kryemnistri Edi Rama, u paraqit shumë herë në shtëpinë e re ndërsa djali 11 vjeçar u dërgua në Itali për të takuar futbollistin e Juventus, Cristiano Ronaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *