Holanda dhe Austria janë dy shtete ku shqiptarët mund të udhëtojnë për çdolloj arsyeje, pa asnjë kufizim.

 

Njoftimi për Holandën u dha nga ambasada e Shqipërisë në Hagë, që tregoi se duke nisur nga e enjtja, regjimi i lëvizjes për shqiptarët drejt Holandës do të ndryshojë.

 

Në sy bie fakti se Holanda nuk të kërkon as vaksinë, as test për COVID-19 dhe as karantinë në mbërritje.

 

“Bazuar në vlerësimin e qeverisë holandeze mbi nivelin e ulët të infektimeve të Shqipërisë, Holanda vendos të lejojë përsëri lëvizjen e lirë të të gjitha kategorive të shtetasve shqiptarë drejt territorit të saj që prej datës 24 qershor e në vijim. Që prej ditës së nesërme, do të lejohet lëvizja e lirë për të gjithë shtetasit shqiptarë, jo vetëm për rezidentët shqiptarë në BE, apo për arsye specifike. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë lirisht drejt Holandës edhe për qëllime turistike; Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Holandës nuk kanë detyrimin të paraqesin testin PCR apo antigjen në destinacion. Gjithashtu nuk është e detyrueshme karantina për udhëtarët të cilët udhëtojnë nga RSH në Holandë, pasi konsiderohet vend me rrezikshmëri të ulët infektimesh.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *