Shumë shtete në Europë po vijojnë me fazën e  dytë të rihapjes, madje edhe Mbretëria e Bashkuar ka lehtësuar më shumë masat izoluese. Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar një valë të dytë të rikthimit të infeksioneve. Sipas tyre, sjellja e njerëzve do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë me transmetimin e sëmundjes në të ardhmen pasi izolimi nuk e ka ndryshuar situatën. Ende nuk ka vaksinë apo trajtim. Ndërkohë Bundestagu Gjerman aprovoi ndihmat prej qindra miliarda eurosh, që do tu jepen vendeve më të goditura, si Italia, Spanja dhe Franca,  përmes fondit të shpëtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *