Gjykata e apelit në Vlore nuk e ka ndryshuar masën  sigurisë të dhënë nga shkalla e parë, pra “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën.

Ky i fundit akuzohet për dhunën e ushtruar ndaj turisteve spanjoll dhe shoqëruesve shqiptar në lokalin e tij “Panorma” në Porto Palermo të Himarës.

Kokëdhima debatoi ashpër, kërcënoi dhe goditi familjen Galdon dhe me tej hipi ne kofanon e makinës së tyre për 3 km me radhë ne ecje e siper.

Ky sherr nisi pas pakënaqësisë së turisteve për ushqimin dhe shërbimin në lokalin e tij, i cili nuk ekziston më pasi u shemb nga INUK duke qënë se nuk kishte leje.

Gjyqtari Esmerilda Habilaj dha vendimin në shkallen e parë ndërsa avokati i ri mbrojtes i Kokëdhimes e kundërshtoi atë duke e cuar në Apel, një lëvizje që nuk ka bërë punë gjithsesi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *