Gati një javë përpara daljes në kinema të “Fantastic Beasts and Where To Find Them”, Eddie Redmayne është shprehur hapur në lidhje me stresin, të cilin ka përjetuar, gjatë punës së tij në këtë film.

Aktori anglez 34 vjeçar, fitoi një çmim Oscar për rolin e tij si Professor Stephen Hawking në “The Theory of Everything”, vitin e shkuar. Por në këtë intervistë të fundit ka pranuar se është ndjerë nën një trysni të fortë për rolin e tij më të ri. Ai i ka dashuruar filmat e “Harry Potter” dhe normalisht kur e pëlqen diçka, nuk dëshiron te jesh ti personi i cili e shkatërron atë.

Por presioni është shoqeruesi çdo roli. Në “Fantastic Beasts and Where To Find Them” është e gjitha falë një numri të jashtëzakonshëm fansash të zjarrtë.

Filmi do të dale në kinema më 18 Nëntor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *