Kantautori i njohur Gjergj Leka ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili akuzohet për “Shpërdorim Detyre”.

 

Leka shkruan se Gëllçin “e zunë haqet e Kosta Grillos që e pushoi nga puna”, ndërsa nuk i ka kursyer fyerjet në drejtim të tij, duke e quajtur “hajdut” e “maskara”.

 

“Te dashur miq gjykates, miq te muzikes e te se vertetes…..Kete maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni ne kafaz e hidhjani sa me larg celesin! Do tju jete mirenjohes arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! Ndyresire mbi ndyresirat. E zune haqet e Kosta Grillos  qe e pushoi nga puna legeni”, shkruan Gjergj Leka.

 

Komentatori Grillo, i cili humbi betejën me koronavirusin disa ditë më parë, kishte përplasje të vjetër me ish-drejtorin e RTSH-së, që nga viti 2018, kur Kosta u largua nga puna.

 

Sakaq, prangosja e Gëllçit dhe tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave ka ardhur pas hetimeve të prokurorisë së Posaçme, lidhur me tenderin prej 100 milionë lekësh për hapjen e kanalit RTSH Agro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *