Puna e një kontrollori ajror është shumë specifike, e cila kërkon trajnime të vazhdueshme dhe certifikime edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Duke qenë se konsiderohet një shërbim për një çështje jetike, siç janë mbikqyrja e trafikut ajror, trajnimet për një kontrollor arrijnë shuma të kosniderushme.

“Në dijeninë time shpenzimet për trajnimet dhe certifikimin e një kontrollori ajror arrijnë shifrën deri në 300 mijë euro, bëhet fjalë për trajnimet sipas të gjitha kushteve dhe kritereve ndërkombëtare. Por njëkohësisht këto shpenzime për një specialist të tillë kthehen në të ardhura për kompaninë që arrijnë në 1 mln euro”, shprehet avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi, i ftuar në emisonin “E-ZONE” në “Vizion Plus”.  

Avokati shpjegoi se e gjithë kjo situatë nuk ishte e mirëmenduar dhe se çdo veprim precipitoi pas largimit të disa punonjësve nga puna. Sipas tij, kontrollorët kërkuan një të drejtë të mohuar nga autoritetet. Tashmë beteja për uljen e pagave vijon në gjykatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *