Subscribe

Deputeti i Partisë Demokratike njëherazi dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Finacave, Edmond Spaho është i mendimit se ligji i amnistisë dhe ai i legalizimit të kanabisit vjen si një nevojë e parave të krimit dhe korrupsionit.

 

Të dy këto nisma nuk ndihmojnë ekonominë, përkundrazi e dëmtojnë atë. I ftuar në emisionin “E-ZONE”, Spaho tha se mjafton raporti i DASH-it që qeveria as të mos i mendojë këto dy nisma.

 

“Nuk mund të ketë amnisti në një vend thellësisht të korruptuar, sikundër e tha edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. As legalizim kanabisi kur renditemi si një vend me kriminalitet të lartë. Këto projetligje kanë riskun e pastrimit të parave, duke pastruar paratë rrit rrezikun e financimit të terrorizmit dhe kjo do të na bëjë më shumë dëm”, u shpreh Spaho.

 

Lidhur me rezultatet e këshillimit kombëtar, të cilit i është referuar kryeminsitri për këto dy nisma, Spaho tha se kjo anketë është një përrallë e Edi Ramës.

 

“Këshillimi kombëtar është një anketë e Partisë Socialiste dhe aty kanë reaguar vetëm socialistët dhe jo populli. Nëse qeveria do mendimin e popullit, të hapë debate të gjera publike me bizneset dhe ekspertët dhe jo të bëjë pseudo anketime”, vijon Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *