Subscribe

Edhe Banka Botërore, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, nuk sugjeron uljen e taksave si mjetin për të ndihmuar familjet nga shtrenjtimi i çmimeve. Një politikë e tillë, sipas Bankës Botërore, nuk i vjen në ndihme direkte familjeve të prekura.

 

“Përgjithësisht ulja e taksave nuk ka targetim të mire. Bëhet me syimin e mirë për të ulur barrën e shportës së konsumatorit, por prek më shumë se c’është e synuar. Ka një efekt më të gjerë edhe te ata që nuk kanë nevojë për një gjë të tillë.Nga ana tjetër, skemat e asistencës sociale, kur janë të targetuar, shkojën pikërisht aty ku duhet. Shqipëria vuan nga një bazë shumë e vogël tatimore. Të ardhurat publike janë ndër më të ulëtat në krahasim me vendet e rajonit”, u shpreh në “E-ZONË” Hilda Shijaku, ekonomiste e lartë në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë.

 

Ajo çka rekomandohet është që qeveria të rrisë më tej mbledhjen e të ardhurave, duke ofruar edhe një lloj barazie në treg.

 

“Është në dy drejtime: e para rritja e pajtueshmërisë tatimore. Ajo është potenciale kryesore në drejtim të rritjes së të ardhurave. Nga ana tjetër, edhe kuadri fiskal duhet të jetë i tillë që mos të krijojë mundësi për bizneset që të zgjedhin forma operimi për t’iu shmangur detyrimeve tatimore. Nëse duam të taksojmë, kemi parimet e barazisë, progresivitetit, të shohim se si aplikohet kjo te tatim paguesit në realitet”, shtoi Shijaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *