Një vajze shqiptarë u vra brutalisht me një bombol që shërben për emergjencë në shuarjen e zjarreve, në një hotel në Ruisbroek në Belgjikë.

Xhuljana Lala, 33 vjece punonte si kamariere në këtë zonë prej 5 vitesh.

E diela në mbrëmje vonë ka qënë fatale për të. Kjo pasi një francez 36 vjecar kishte zgjedhur te pushonte në hotelin ku shqiptarja punonte si kamariere.

Në një moment teksa mori një dhomë në hotel, mashkulli, sic ka deklaruar në polici, ka dëgjuar zëra, duke përfshirë edhe atë të djallit, që sipas tij e kanë urdhëruar të vrasë kamarieren.

Për këtë arsye, ai ashtu sic ishte i zhveshur ka lënë dhomën e tij dhe ka shkuar në dhomën ku qëndronte punonjësja e hotelit, shqiptarja Xhuljana Lala.

Ka marrë një bombol që shërbente përf shuarjen e zjarrit në hotel dhe ka qëlluar për vdekje pa asnjë lloj motive 33 vjecaren.

Një anëtar i stafit të hotelit zbuloi të gjithë skenën e krimit. Burri ishte ende i zhveshur pranë viktimës dhe i kishte kryqëzuar kyçet e duarve, sikur të ishte gati të arrestohej. “Unë e vrava atë sepse djalli më urdhëroi ta bëja këtë gjë. Më arrestoni tani,”tha ai, në momentin që policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nuk hasi fare në kundërshtinë e autorit.

Sipas mediave belge, francezi 36-vjeçar, ishte arratisur nga një strukturë psikiatrike në Marsejë të Frances .

Viktima Xhuljeta Lala nga Divjaka kishte vite që jetonte në zonën e quajtur Jesse në Belgjike me motrat dhe vëllain e saj dhe prej 5 vitesh punonte si kamariere në këtë kompleks buze autostradës. Koleget e saj mbeten të tronditur nga kjo ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *