Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, Bujar Çela, i cili u ekzekutua më 17 shtator me armë zjarri tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.

Mësohet se organi i akuzës ka shpallur në kërkim një person emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ndërkohë po hetohet gjithashtu dhe Erjon Alibej, i cili u arrestua pak kohë më parë nga policia e Elbasanit.

Ai dyshohet se krahas vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit mund të ketë porositur edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës që është në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe vrasjen e vëllezëve Haxhia.

62-vjeçari Bujar Çela u qëllua me armë zjarri nga dy persona teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit ne zonen e Bradasheshit ne Elbasan .

Shkak dyshohet të ketë qenë një hakmarrje ndaj vëllait të tij, Talo Çela.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *