Familja Prenga në Sanxhak të Kurbinit jeton mes dhimbjes dhe skamjes.

 

Vera është kryefamiljarja e cila prej tre vitësh është në kërkim të një strehe, pasi banesa u shkatërrua nga tërmeti, duke e lene atë dhe tre fëmijet e mitur në qiell të hapur.

 

Mes dhimbjes për rritjen e tre fëmijeve të saj jetimë, 35 vjecarja apelon për ndihmë, pasi me një përkrahje ekonomike, gruaja duhet të ushqejë veten dhe fëmijët.

 

Bashkëshorti i saj ndërroj jetë 6 muaj më parë nga një sëmundje e rëndë, duke ia veshtirësuar edhe më shumë barrën për rritjen e tre vajzave, 7 vjece,5 vjece dhe 6 muajshe.

 

4 anëtarë e kësaj familje jetojnë në një shtëpi me qira pa asnjë kusht minimal për jetesë, duke paguar 5 mijë lekë, pasi të ardhurat janë tejet minimale sa për të mbajtur frymen gjallë dhe të vetmit që i kanë ardhe në ndihmë janë disa persona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *