Duke vazhduar në “marrëzitë” e saj lidhur me koronavirusin, këngëtarja e njohur Madonna, postoi në Instagram një video në lidhje me një teori konspiracioni rreth koronavirusit dhe më pas u fshi nga rrjeti social për përhapje dezinformimi.

Videoja virale, që gjithashtu u publikua në Tëitter nga presidenti i SHBA, Donald Trump, është në vazhdën e disa pretendimeve, ku ngrihen dyshime mbi koronavirusin.

“E vërteta do të na çlirojë të gjithëve! Por disa njerëz nuk duan të dëgjojnë të vërtetën, “- shkroi Madonna në titullin e saj, duke pretenduar gjithashtu se autoritetet po fshehin kurën e koronavirusit.

Postimi u hoq nga Instagram-i përfundimisht.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna ngre dyshime rreth vërtetësisë së koronavirusit.

Në muajin Maj, ajo postoi një video duke pretenduar se ajo do të “marrë frymë në ajrin COVID-19”, pasi bëri testin e antitrupave dhe rezultoi pozitive./VIZION PLUS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *