Një 91-vjeçar ka humbur jetën gjatë përpjekjes së tij për t’u arratisur nga shtëpia e kujdesit në Itali. Ai tentoi të dilte nga dhoma e tij në katin e dytë, duke zbritur nga dritarja përmes një çarçafi.

 

Mediat fqinje raportojnë se lidhja e shtrënguar mund t’i ketë shkaktuar një shtypje fatale në mushkëri, duke e vrarë teksa mbetej i varur në çarçaf.

 

I moshuari u gjet nga punonjësit e qendrës i varur në dritaren e dhomës së tij.

 

Drejtori i shtëpisë së kujdesit Luca Avanzi tha për Corriere della Sera: “Jemi të shokuar nga kjo që ndodhi. Mario Finotti nuk vuante nga ndonjë sëmundje mendore. Ishte njeri paqësor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *