Shifrat e viktimave dhe të rasteve të reja në Itali sa I takon Covid 19 kanë qënë të paqëndrueshme ditët e fundit.

Viktimat herë ulën dhe herë rriten por të paktën nuk shkojnë më në shifra të frikshme në gjysmës së dytë të mars. Në 24 orët e fundit kemi 619 viktima të reja në vendin fqinjë si pasojë e këtij virusi ose 49 viktima më shumë në bilancin e ditës së premte.

Tashmë numri I përgjithshëm I të vdekurve në Itali ka arritur 19 mijë e 468.Edhe numri I atyre që kanë rezultuar pozitiv këtë të shtunë është rritur.

4694 raste këtë të shtunë ose 743 më tepër sesa bilanci i një dite më parë.

Në totalin e personave që janë aktualisht të sëmurë janë shtuar sot edhe 1996. Shifra e pergjithshme  e personave qe per momentin konsiderohen te semure aktiv eshte 100 mije e 269.

E dhënë pozitiv që vijon prej disa ditësh është fakti që shumica e të sëmurëve të rinj po trajtohen në shtëpi dhe në vetëizolim duke liruar ndjeshëm edhe spitalet nga mbingarkesa.

Këtë të shtunë kemi 98 shtreter më shumë në pavione dhe  116 vende më tepër në terapitë intensive. Rajoni i Lombardisë vijon të ketë peshën më të madh të këtij bilanci në vendin fqinjë me 273 viktima, afërsisht gjysma e totalit në mbarë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *