Një vajzë 22-vjeçare, Lara Arreguiz, vdiq nga COVID-19. Ngjarja e rëndë ndodhi në Argjentinë. Vajza e re, e cila studionte mjekësi veterinare, vuante nga diabeti.

 

Ajo filloi të shfaqte simptoma të virusit në 13 maj, kështu që prindërit e saj vendosën ta çonin në një qendër shëndetësore në Santa Fe, ku mjekët konstatuan se e reja kishte pneumoni. Pavarësisht diagnozës, 22-vjeçarja nuk u shtrua dot në spital sepse nuk kishte shtretër të lirë dhe i lanë takim tri ditë më vonë.

 

Por gjendja shëndetësore e Lara Arreguiz u përkeqësua dhe prindërit vendosën ta transferonin në spitalin “Iturriaspe”. Por sërish nuk kishte vende. E reja u shtri përtokë, ku qëndroi në pritje për orë të tëra. 22-vjeçarja vdiq një javë më vonë sepse gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi.

 

Fotot ku ajo ishte e shtrirë përtokë për të pritur shërbimin mjekësor u publikuan në “Facebook” nga nëna e saj, për të treguar gjendjen e sistemit shëndetësor argjentinas.

 

“Unë e di që askush nuk do të ma kthejë vajzën time, por unë nuk dua që dikush tjetër të jetë në të njëjtën situatë. Lara po priste të shtrohej në spital. Ajo ishte shumë e sëmurë. Unë kërkova leje për ta vendosur atë në një barelë, por ata nuk më dhanë leje. Kështu që ajo u shtri në tokë për të pritur radhën e saj”, u shpreh nëna e saj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *