Një 40-vjeçare nga lagjja “11 Janari” në qytetin e Kuçovës është vetëvarur në dhomën e saj të gjumit. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

 

Zamira Sefa ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me litar në dhomën e saj të gjumit, ku është gjetur nga bashkëshorti i cili ka njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë kriminialistikë që bën edhe kqyrjen e vendngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni, për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte, dhe kjo mendohet të jetë edhe shkaku që e ka çuar gruan të ndërmarrë aktin e vetëflijimit.

 

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *