Një 39-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia.
Dyshohet se shtetasi A.R, banues në fshatin Krutje e Poshtme, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas policisë, 39-vjeçari gjithashtu ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin A. R., 39 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçe”, njoftoi policia.
/vizionplus.tv