Një ngjarje e rëndë është shënuar në L’Aquila të Italisë.
Mjeku urolog Carlo Vicentini, i cili kishte dalë në pension ka qëlluar me armë dy fëmijët e tij, gruan e më pas veten.
Mediat italiane bëjnë me dije se mjeku ka qëlluar fillimisht ndaj gruas, e më pas në drejtim të vajzës dhe djalit invalid, i cili ndodhej i lidhur me respiratorë.
Dyshimet janë që Carlo Vicentini të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.