Me vendim qeverie e premtja u shpall ditë zie kombetare ne nderim te nentetares Zarife Hasanaj e cila ra ne krye te detyres gjate misionit te saj jashte vendit. Sipas ketij vendimi ne te gjitha institucionet shteterore flamujt do te ulen ne gjysmeshtize dhe ne oren 12 do te mbahet nje minute heshtje.

Ndërkohe mesditen e te enjtes ne oren 13:05 në aeroportin Nënë Tereza mbërriti nga Letonia trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanaj.

Trupi i pajetë i 32 vjeçares se shpallur “ Dëshmore e Atdheut” u prit nga

familjarët e saj, ministra e mbrojtjes Olta Xhacka , shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë dhe kolege e ushtarake te tjere.

Makinën e funeralit u nis drej baneses se familjes se ushtarakes ka hapur dyert e mortit ndersa cermonia mortore do të mbahet te premten ne pallatin e kongreseve, ku të pranishëm do të jenë dhe përfaqsues të lartë të shtetit.

Nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën në një bazë ushtarake në Letoni teksa po punonte me disa municione të paplasura. Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *