Një banesë ishte përshtatur si fermë kanabisi në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Për këtë rast policia ka arrestuar katër persona.

Gjithcka nisi të martën kur u ndalua për kontroll teksa lëvizte me mjetin e tij shtetasi Ervin Shametaj 30 vjec.

Në makinë atij iu gjeten fidane kanabisi.

Më pas policia shkoi të kontrollonte banesën, aty ku policia gjeti aparatura që shërbejnë për kultivimin e kanabisit.

Banesa ishte marrë me qira disa kohe më parë pikërisht nga Ervin Shametaj. Vec tij u prangosën edhe Skënder Ismaili 44 vjec dhe Gerhard Duro 37 vjec dhe shtetasi me iniciale J.V, 17 vjec..

 

 

Njoftimi i policisë:

 

Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “Kimisti”

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë.

Kishin përshtatur banesën si një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 4 persona.

Sekuestrohen paisjet e montuara në banesën e pershtatur për kultivimin e bimëve narkotike,fara dhe fidanë canabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Strukturat e DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim  parandalimin e kultivimit të canabisit si rezultat e një punë disa mujore  kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Kimisti” në kuadër e të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, të shtetasve : E. Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S. I., 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E. Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në automjetet me të cilën këta shtetas qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *