Mrekulli në ujë. Kështu mund të konsiderohet rekordi I vendosur nga Ross Edgley I cili u bë njeriu I parë I cili I ra rreth e qark Britanisë së Madhe me not.

 

Këtë arritje të pabesueshme 33 vjecari e realizoi për 157 me radhë duke notuar në total 2882 kilometra.

 

Shifrat janë vërtet të cmendura. Përgjatë këtij rrugetimi sensacional Ross Edgley ka ngrene 610 banane, piu 314 Red Bull dhe u sulmua nga 37  kandil deti.

Keto janë vetëm disa nga statistikat e njeriu I cili qëndroi ne det 5 muaj dhe përshkroi një distancë të ngjashme me atë nga Londra në Moskë.

Ai u prit si hero nga një numër I madh admiruesish dhe njerezish në portin Margate në brigjet e Kent në juglindje të Britanisë së Madhe.

Ndonëse I rraskapitur dhe në gjëndje të mirë fizike, Ross Edgley nuk nguroitë bënte shaka pas daljes nga deti: “ Jam shëndoshur shumë. Duhet urgjentisht të dobësohem dhe te pres mjekrrën”, u shpreh 33 vjecari I cili notonte për 12 orë rrjesht ditën ndërsa natën pushonte në një katamaran i shoqeruar nga 3 miq te tij.

Duhet theksuar se shpesh Ross Edgley është bërë object I thyerjes së rekordeve kur vjen puna të noti në det por me sfida vërtet shumë të vështira.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *