Një nga vajzat më të bukura shqiptare, me një karrierë të gjatë si modele dhe ish-miss Shqipëria, Adrola Dushi feston ditëlindjen. Ditën e ka nisur me urimin që i ka bërë vetes, duke përmbledhur me pak fjalë 25 vitet e jetës së saj. Vendin më të veçantë e ka zënë i biri, Troi i cili është kthyer në mbështetjen më të madhe për Adrolën.

 

 

Sot u bëra 25 vjeç. Në këto 25 vite në jetën time kanë ndodhur shumë gjëra të mira dhe më pak të mira.
Ndihem pak çuditshëm dhe s’e kuptoj tamam se çfarë po ndjej, por ndjesia më e mirë është se jam shumë falenderuese ndaj Zotit dhe çdo personi që ka hyrë në jetën time.
Jam me fat për familjen time, për të afërmit e mi, për shoqërinë time, për ata njerëz që kanë besuar tek unë. Falë të gjithëve ju, unë jam Adrola.
E di që kam dhe shumë vite për të jetuar, për t’u rritur, për të mësuar, për t’u forcuar e për të mos u trembur nga surprizat që jeta i sjell, por sinqerisht shumë herë jam ndjerë e thyer dhe shumë e lodhur.
Dhe ka mjaftuar një shikim, një fjalë, një puthje a përqafim prej birit tim që gjithçka të ndryshojë. Troi i mamit, ti je drita ime e syve dhe je bekimi më i madh në jetën time. Ti je suksesi, shpëtimi dhe mbrojtja ime. Koha që ‘vjedh’ nga ty është gabimi që më peshon më shumë se çdo gjë tjetër. Gjithë jetën do jem e përulur para teje dhe gjithë jetën do jem për ty. Të dua shumë, sa qielli, sa bota, sa gjiiiiithë yjet, hëna dhe dielli bashkë dhe shpresoj që një ditë të të bëj sadopak krenar. U bëfsha edhe 100 vjeç o shokë e shoqeni, me ju dhe me familjen time të shtrenjtë pranë. Zoti ju bekoftë të gjithëve për dritën që keni sjellë në jetën time”,-ka shkruar ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *