Qindra besimtarë i janë drejtuar këtë të martë kishës së Shën Ndout në Laç.
Në këtë të martë të tretë të pelegrinazhit, si gjatë ditës, edhe në mbrëmje, numri i besimtarëve që kanë zgjedhur që destinacioni i ditës së martë të jetë Kisha e Laçit, ka qenë i lartë.
Kisha e Shën Ndout daton qe nga shekulli XIII. Ky objekti i rëndësishëm kulti mori famë për shkak të Shën Ndout, një predikues i njohur katolik. Pelegrinazhi kulmon ne muajin qershor.