Milan ka kryer operacionin e parë të rëndësishëm në merkaton e verës. Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Real Madrid për marrjen në huazim me të drejte blerje të Brahim Diaz.

Fantazisti 21 vjeçar është kërkuar me ngulm nga Paolo Maldini, drejtori kuqezi i cili sheh tek Diaz një talent si Hernandez që shkelqeu me Milanin pasi u ble nga Real Madrid.

Këtë fundjave do të mbyllen edhe disa detaje ekonomike dhe pastaj Brahim Diaz do ti bashkohet kuqezinjve.

Diaz, lindur në Malaga të Spanjës nga prinder marokenë, do të jetë zyrtarisht blerja e dytë e Milanit pas Pierre Kalulu, i ardhur nga Lion.

Vec karrierës tek moshat e Malagës, ai u transferua në 2016 tek Manchester City ku qëndroi deri në 2019 për tu transferuar tek Real Madrid për 17 milionë euro.

Bëhet fjalë për një organizator që mund të luajë edhe si anësor ofensiv në sulm në të dy krahet. Në sezonin e fundit ka luajtur 10 ndeshje zyrtare me Real Madrid dhe ka shënuar një gol në kupën e Mbretit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *