Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se Maqedonia e Veriut do t’i hapë negociatat me Bashkimin Evropian para Shqipërisë.

Për të arritur në këtë përfundim, Vasili iu referua një deklarate të ish-ambasadores gjermane në vendin tonë, Sussane Schutz.

“Gjermania konfirmon, Maqedonia e Veriut hap negociatat, Shqipëria jo! Sussane Schutz, drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme gjermane dhe ish ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri konfirmon se: Maqedonisë së Veriut i hapen negociatat, ndërsa Shqipërisë jo. Këto janë pasojat e qeverisjes së Edi Ramës. Plot dy vjet më parë ishte po Edi Rama që dekoronte ambasadorët dhe gënjente dynjane për hapjen imagjinare të negociatave. Sot e kësaj dite për shkak të Edi Ramës integrimi i Shqipërisë ndodhet në momentin më të keq të tij“, tha Vasili në “Facebook”.

Schutz deklaroi këtë të hënë se synimi i BE është që të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, edhe me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *