Subscribe

Elisa Spiropali, në seancën për shkarkimin e Presidentit, u shpreh se Meta ka shkelur të drejtat e njeriut dhe ka dëmtuar rëndë marrëdhënien e pushteteve kryesore në Shqipëri. Sipas tij, Presidenti po humb me vetëdije të plotë rolin e tij ekuilibrues.

 

“Problemi i presidentit ndoshta është problem klinik. Kemi arsye të teprueshme, sjelljet e tij të vrazhda, gabimet e tij me pasoja na i ka dhënë vetë presidenti. Nuk kanë të mbaruar klithmat e tij. Ai u ka fyer inteligjencën natyrale shqiptarëve. Ai ka frymëzuar daljen në rrugë dhe në sheshe të militantëve. Vepra penale e thirrjeve publike për dhunë, mesazhe ku sulmon ambasadorët na dëmton shumë .Deliri i tij e ka detyruar ambasadoren që t’i drejtohet hapur dhe ti kërkojë vetëpërmbajtje. Këto shkelje bënë që OSBE-ODIHR ka bërë edhe rekomandime për veprimet e tij jo korrekte. Presidenti me ndërgjegjje të rëndë ka dëmtuar rëndë marrëdhënien e pushteteve kryesore në Shqipëri, me ndërhyrje të cilat aspak nuk i përkasin, ka shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut. Në mënyrë të përsëritur, presidenti ka denigruar qeverinë. Gjuha e cakërdisur e dhunës e përdorur nga ana e tij u bënë manifest. Presidenti me vetëdije të plotë humbi rolin e tij ekuilibrues. Presidenti ynë kupën nuk e ka mbushur, por e ka derdhur. Me të mirë e të keq, shqiptarët kanë hequr qafe diktatorë. Por ne sot nuk jemi mbledhur t’a shajme por vetëm t’a largojmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *