Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 December 2025
Vizion fokus

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar...

Persona të armatosur grabisin bibliotekën e Sao Paolos në...

“Evropa dhe Ukraina tani kanë më shumë karta”, Macron...

Pamjet tronditëse të tërmetit 7,6 ballë në Japoni, lëkundje...

Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk...

Piloti ukrainas i Su-27 vritet në krye të detyrës

Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

E jashtëzakonshme! Mjekët i dhanë 4 vjet jetë, vajza e lindur pa tru mbush 20 vjeç

10 Nëntor 10:42

Një histori e jashtëzakonshme vjen nga Nebraska e Shteteve të Bashkuara, ku Alex Simpson, një vajzë 20-vjeçare nga Omaha, ka arritur të festojë ditëlindjen e saj të 20-të, pavarësisht se lindi pa tru për shkak të një sëmundjeje jashtëzakonisht të rrallë, të quajtur hidranencefali.

Sipas prindërve të saj, Shawn dhe Lorena Simpson, mjekët u thanë që në lindje se vajza e tyre nuk do të mund të jetonte më shumë se katër vjet.

“Teknikisht, ajo ka vetëm një pjesë shumë të vogël të trurit sa gjysma e gishtit tim të vogël”, tha babai i saj në një intervistë për KETV News. Megjithatë, Alex i ka sfiduar të gjitha parashikimet, dhe prindërit e saj besojnë se arsyeja është “dashuria që ka marrë”.

Edhe pse Alex nuk mund të shohë apo të dëgjojë, familja e saj thotë se ajo ndien praninë e njerëzve që e duan. “Kur i fola pak më parë, ajo nisi të më kërkonte me sytë e saj”, tha i ati. Prindërit shtojnë se besimi dhe forca shpirtërore i kanë ndihmuar të përballojnë sfidat e jetës me të bijën. “Ishim të frikësuar në fillim, por besimi na mbajti gjallë”, tha Lorena, duke e përshkruar vajzën e tyre si një “luftëtare”.\

Edhe vëllai i saj 14-vjeçar, SJ, u shpreh krenar për motrën e tij: “Kur njerëzit më pyesin për familjen, gjithmonë filloj me Alex, motrën time me aftësi të kufizuara. Ajo është pjesa më e rëndësishme e jetës sonë,” tha ai.

Sipas Klinikës Cleveland, hidranencefalia është një sëmundje që prek 1 në çdo 5.000 deri 10.000 shtatzëni, dhe shumica e fëmijëve me këtë gjendje nuk mbijetojnë më shumë se një vit, çka e bën historinë e Alex një mrekulli të rrallë mjekësore dhe njerëzore.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
pa tru SHBA Vajza

Nga e njëjta kategori

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

më shumë...

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

më shumë...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik për Francën

më shumë...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar për paqe

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Horoskopi i sotëm, dinamika të reja dhe zhvillime për secilë...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani vetëm...
  • Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor, sa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.