Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar këtë të mërkurë tregun e Rrogozhinës, ku ka takuar tregtarë dhe fermerë. Lideri demokrat shprehet se konsumi ka rënë në zero dhe se gjendja e fermerëve dhe gjithë atyre që shesin prodhimet e tyre paraqitet më e keqe se e bizneseve

Sipas tij, asnjë prej tyre nuk janë ndihmuar nga qeveria dhe akuzon qeverinë se propaganda e saj nuk ka lidhje me realitetin. Ai shtoi se bujqësia ka 7 vjet në krizë të thellë, por këtë vit situate mund të përshkruhet si kritike.

“Ky është realiteti, përpara kam kilometër, ndoshta kilometër e gjysëm me tezga të banorëve të zonës, të fermerëve të zonës të cilët kanë ekspozuar prodhimet e tyre, gjysmën e tyre do ta groposin sot sepse nuk shitet. Kjo është një gjendje katastrofale, bujqësia shqiptare ka shtatë vjet në krizë të thellë, por këtë vit me mungesën totale të subvencioneve, me mungesën totale të çdolloj interesimi dhe paketë mbështetje situata ka kaluar atë që mund të përshkruhet si kritike. Vetëm tek Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30  milionë euro taksave tuaja me të cilat mund të kishim mbyllur komplet kanalizimet e fshatrave të Shqipërisë, mund të kishim mbyllur komplet kanalizimet e autostradës Tiranë-Durrës ku janë edhe taksapaguesit më të mëdhenjtë, janë bizneset më të mëdha të cilët janë edhe  kontribuuesit më të mëdhenj të cilët qelben nga mungesa e infrastructures.

Basha i bëri thirrje tregtarëve që të largojnë me votë kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

“Ky është e keqja e Shqipërisë është e keqja e këtyre njerëzve, është e keqja e ekonomisë. Kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Rama me 5 oligarkë e cila vazhdon të paguajë për krimet, për hajdutërinë, për zhvatjen e kësaj shoqërie. Ndaj shpëtimi i vetëm është një orë e më parë të garantojmë që ju me votën tuaj t’i drejtoheni kutive të votimit dhe t’i japim fund kësaj të keqe dhe të kthejmë bashkë me demokracinë edhe institucionet tuaja, edhe ekonominë, edhe punësimin, edhe mbështetjen për njerëzit punëtorë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *