Subscribe

Ndërron jetë një tjetër pacient i infektuar me koroanvirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka humbur jetën pacienti 61-vjeçar nga tirana që ishte i shtruar në Spitalin Infektiv.

 

Ai ndodhej në terapi intensive dhe për disa orë është mbajtur në jetë me frymëmarrje të drejtuar. Ai kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

 

Kjo është viktima e dytë brenda të hënës. Po sot, humbi jetën edhe një 43-vjeçar nga Kavaja që vuante nga obeziteti. Në total numri i të vdekurve ka shkuar në pesë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *