Ishte një ngjarje e papritur dhe të gjithë u habitëm kur në mediet rozë ndërkombëtare filluan të qarkullonin lajme se këngëtarja e famshme Demi Lovato ishte shtruar në spital si shkak i një abuzimi me lëndë narkotike, duke kaluar në mbidozë.

Lajmin e rëndë më pas e konfirmoi edhe vetë këngëtarja me një postim në Instagram.

 

 

Jo vetëm Demi paska vuajtur goxha nga kjo gjendje e rëndë dhe stresuese shëndetësore, por mesa duket edhe mamaja e saj paska kaluar vërtet çaste të vështira.

 

 

 

Në një intervistë për “Newsmax Tv” , mamaja e Demi Lovatos shprehet:

Është shumë e vështirë për të folur në lidhje me atë ditë. Isha e shokuar kur e mora vesh çfarë kishte dhe akoma dridhem kur e kujtoj. Vrapuam për në sallën e urgjencës dhe i shkova pranë. Ajo ishte në gjendje të tmerrshme dhe nuk më shikonte fare.I thashë që e doja dhe më kishte pranë. Për dy ditë nuk e dinim nëse do jetonte apo jo, ishim të frikësuar”, tha Dianna de la Garza.

 

Për gjendjen aktuale të këngëtares, Dianna tha: “Ajo po e merr veten dhe po lufton fort. Gjithë ndihma që i duhet është aty. Ajo është e lumtur, e shëndetshme. Kjo në vetvete më nxit për të ardhmen e saj dhe për të ardhmen e familjes sonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *