Një lutje e pazakontë, në një shesh të zbrazur, për një popull që është gjunjëzuar nga pandemia e koronavirusit duke numëruar një të tretën e viktimave në të gjithë botën. Papa Francesku e quajti “të dielën e lotëve”.

 

“Unë mendoj për kaq shumë njerëz që qajnë, njerëz të izoluar, në karantinë, të moshuar që janë vetëm, pacientë, njerëz në kujdes intensiv, prindër që nuk janë në gjendje të ushqejnë fëmijët e tyre. Shumë njerëz qajnë. Edhe ne i shoqërojmë ata në zemrat tona, duke qarë me lotët e Zotit për të gjithë njerëzit e tij.”

 

Italia numëron një të tretën e viktimave në të gjithë botën. 10 mijë e 23 persona  kanë humbur jetën dhe më shumë se 70 mijë të tjerë janë të infektuar. Fatmirësisht në ditët e fundit është shtuar numri i të shëruarve por autoritetet paralajmërojnë se edhe kjo javë do të jetë e vështirë për popullin.

 

Rreth 4 mijë pacientë gjenden nën kujdes intensiv dhe raprotohen si raste kritike.

 

Kryeministri Xhuzepe Konte ka firmosur dekretin e ushqimit. Ai ka akorduar një fond prej 4.3 miliardë euro për bashkitë, nga të cilat 400 milion euro do të jenë vetëm për të ndihmuar me ushqime të gjitha familjet në nevojë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *