Subscribe

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku u gjet i mbytur në rezervuar 25-vjeçari Fridman Xhaferraj.

 

Sipas burimeve, autorët e krimit janë identifikuar dhe bëhet fjalë për shtetasit me inicialet L. S. dhe K. B..

 

Policia është vënë në kërkim të tyre, nën akuzën se kanë vrarë Fridman Xhaferrajn. Ky i fundit u gjet të dielën me duar të lidhura dhe shenja dhune në trup.

 

Dyshohet se ai është vrarë rreth një javë më parë, me pistën kryesore të hetimit për prishje të pazareve të drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *