Subscribe

Myzerim Zeneli, vetëm 20 vjeç është një prej viktimave të ngjarjes tronditëse në Velipojë.

 

Ai kishte filluar punë si kamarier në hotelin “Gocaj” ditë e djeshme. Por, fatkeqësisht i riu nuk iu shpëtoi dot plumbave.

 

Ai ishte aty në çastin kur dy familjet, Ferracaku dhe Gocaj, u konfliktuan me armë për vendosjen e shezlongëve.

 

Bizneset e dy familjeve ndodheshin vetëm 50 metra në distancë larg njëri-tjetrit. Ata kanë qenë duke debatuar me njeri-tjetrin dhe më pas kanë nxjerrë armët. Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç, vëllezër dhe Myzerim Zeneli, 20 vjeç, punonjës i çadrave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *