Subscribe

Gardisti Alket Arapaj i cili vrau pak ditë më parë me armë gruan e tij është lënë në burg.

 

Masa e “arrestit me burg” u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda paraditen e kësaj të premteje gjate nje séance qe u mbajt me dyer te mbyllura, kerkuar nga prokurori Besnik Muci. Kjo gje u justifikua me ruajtjen e sekretit hetimor dhe mos cenimit te marredhenieve familjare.

 

Krimi i rëndë në zonën e “Alliasit” në Tiranë ndodhi në orën 06:00 të mengjesit teksa në shtëpi ishte edhe vajza 3 vjecare e ciftit.

 

 

Alket Arapaj 44 vjec, i cili kishte dy dekada që shërbente ne gardë kishte shprehur pendese me pare në lidhje me këtë krim të rëndë që kreu.

 

Ai deklaruar se shkaku që e çoi deri në ekstrem ishte dyshimi që kishte ai për tradhti.

 

Alket Arapaj dhe bashkëshortja e tij Ervilma Seferaj që u qëlllua me armën e tij të shërbimit, ishin të dy praktikante të fesë islame por ky fakt nuk e ka penguar 44 vjecarin të dyshoje tek gruaja e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *