Dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes, arrestohet 16-vjeçari amerikan

Një djalë 16-vjeçar në New Mexico dyshohet se vrau katër anëtarë të familjes së tij dhe më pas u dorëzua në gjendje të dehur të shtunën, thanë hetuesit.
Policia e shtetit të New Mexicos tha në një postim në Facebook se adoleshenti u arrestua në Belén, pasi ai thirri autoritetet dhe i informoi ata se kishte vrarë familjen e tij.
Kur mbërriti policia, djali, i identifikuar si Diego Leyva, doli nga shtëpia e tij me duart lart dhe në gjendje të dehur, sipas një deklarate nga hetuesit.
Ai u dërgua në spital për detoksifikim.
Pas trajtimit, ai do të transferohet në një qendër paraburgimi për të mitur dhe do të përballet me akuza për vrasjen e katër personave.
Brenda shtëpisë, oficerët thanë se gjetën një armë në tryezën e kuzhinës dhe trupat e anëtarëve të familjes së vdekur.
Identiteti i viktimave nuk u bë i ditur./vizionplus.tv




