Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se ambasadori pësuar një infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.
Për shkak të gjendjes së tij, do të transportohet me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
Burime për gazetarin e Vizion Plus, Tonin Frroku bëjnë me dije se ambasadori së bashku me bashkëshorten, kishin dalë për të ecur në pyjet e fshatit turistik dhe në një moment Shukrov nuk është ndjerë mirë.
Pasi janë kthyer në hotelin ku ishin akomoduar, shërbimi mjekësor i qendrës së fshatit i ka dhënë ndihmën e parë dhe më pas është lajëruar shërbimi i urgjencës./vizionplus.tv





