Subscribe

Dy dite pas vrasjes se Aleksandër Ndokes, vëllait te ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, policia akoma nuk ka nje te dyshuar konkret per krimin, edhe pse  8 persona janë shoqëruar nga policia në Komisariatin e Lezhës.

 

Dy pistat kryesore te hetimet jane detyrat qe Ndoka ka pasur ne administrate, ndërsa tjetra lidhet me konfliktet qe djemtë e tij kane pasur ne Lezhe. Klajdi e Samuel Ndoka janë përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe njiheshin si persona mjaft problematikë dhe që lëviznin të armatosur.

 

Megjithatë nuk përjashtohen as konflikte të vetë viktimës. Grupi qe po heton ceshtjen, dyshon se ngjarja mund te kete lidhje me punën e Ndokes, ne kohen kur ai ka punuar ne hipoteke, pasi mjaft prona, kryesisht ne bregdet, janë ne procese gjyqësore dhe ne konflikt mes pronaresh.

 

Per ketë arsye pritet te hetohen dosjet e këtyre pronave qe mbajnë firmen e Aleksandër Ndokes.

 

Blutë nuk përjashtojnë as dhe ndonjë konflikt te fundit te 48 vjecarit. Ndoka nuk ka precedentë penale dhe në formularin e dekriminalizimit rezulton i pastër. Ndryshe nga i ati, paraqitet skeda e dy djemve te tij. Njëri prej tyre, Samueli, aktualisht është i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në ditën e zgjedhjeve ku ai plagosi një aktivist të LSI-së. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestrua edhe armë.

 

Nje piste e trete, ka te beje me implikimin e mundshëm te te vëllait te ish deputetit, Arben Ndoka, ne veprimtari kriminale ne Itali. Pikërisht kete te diele ka reaguar ish-deputeti Ndoka, ku shpreh hidhërimin per vdekjen e vëllait. “Punoi me djerse dhe krijoi gjithçka me mund dhe sakrifice. Ky rrugëtim u pre shumë shpejt nga ligësitë qe mbulohen nga errësira e natës. La pas shume njerez qe vajtojnë per te, sidomos familja e tij.”

 

Aleksandër Ndoka u gjet i ekzekutuar ne te gdhire e shtuna, ne automjetin e tij, tip Mitsubishi. 48-vjeçari ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës, ndërsa mbante edhe detyrën e kreut te Inspektoratit per Mbrojtjen e Territorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *