Vjedhja e dyqaneve dhe lokaleve është kthyer tashmë në një problem serioz në fshatin Vlocisht të Maliqit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm teksa persona të paidentifikuar kanë hyrë forcërisht duke mundur të marrin një sasi lekësh si dhe produkte të tjera ushqimore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rastit dhe vendosjes para përgjegjësisë të autorëve.

Banorët thonë se vjedhjet e njësive të shërbimit, kryesisht dyqane ushqimore janë në shpeshta në fshatin Vloçisht por edhe në fshatra të tjerë të kësaj bashkie.

Burime të siguruara bëjnë me dije se për këtë rast bëhet fjalë për një minoren i cili dyshohet të jetë autor i kësaj vjedhjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *