Subscribe

Pas goditjes se rrjetit te trafikut te cilit iu bllokuan 3.5 tone droge kane dale ne drite te dhena te reja. Mësohet se Robert Muftari nga Vlora dhe Elton Hamza nga Orikumi janë dy ndër personat më të rëndësishëm të grupit që trafikonte drogë, ndonëse të dy janë shpallur në kërkim por nuk janë arrestuar.

Muftari është një emër i njohur në fushën e trafikut te narkotikëve.

Në vitin 2016 ai u arrestua pasi tentoi të kalonte 808 kilograme kanabis me gomone drejt Italisë.

Burimet policore shtojnë se të dy këta persona mësohet se kishin rol kryesor në këtë organizatë.

Kryesisht aktiviteti i tyre kriminal ishte i shtrirë në Bari, Puglia dhe në Shqipëri.

Droga dërgohej në Itali në rrugë detare, ku mënyra më e përdorur  ishte ajo mes Vlorës dhe Puglias me gomone oqeanike. Provat që ka arritur të sigurojë antimafia italiane dhe strukturat e policisë në vend, tregojnë se kemi të bëjmë me një organizate të fuqishme kriminale me bazë në Vlorë.

Ndër të tjera mësohet se nje pjese e mire e  parave janë investuar në qytetin bregdetar ne një fabrike te përpunimit të kafes, një shoqëri tregtare që merrej me tregtimin e pijeve alkoolike, një bar-restorant, 15 apartamente, një terren gati për të ndërtuar kompleks rezidencial dhe 7 autovetura luksoze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *