Kane kaluar dy vjet nga momenti kur 140 deputetet e parlamentit miratuan ndryshimet ne kushtetute qe skicuan një sistem te ri drejtësie ne Shqipëri. Ky sistem bazohej se pari ne skanimin e te gjithë trupës se magjistratëve për ti pastruar nga te korruptuarit e se dyti ndërtimi i një arkitekture te re qe do te garantonte drejtësi por edhe lufte kundër korrupsionit.

 

Pas dy vjetësh vetëm elementi i pare po funksionon, Vetingu. Por ndërtesa e re e drejtësisë ende nuk ka nisur te ngrihet dhe janë 7 organe për te cilat nuk mund te thuhet se kur do te jene funksionale pa llogaritur bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës se Larte.

 

Ne 1 dhjetorin e 2017 organet e Vetingut nisen procesin e skanimit për 65 magjistratët qe janë ne kupolën e sistemit te drejtësisë ose synojnë te shkojnë ne poste kyçe.

 

Deri me tani ka mbaruar kontrolli për 28 gjyqtare dhe prokurore nga këta 12 nuk e kaluan dot Vetingun dhe e kane humbur te drejtën te jene pjese e sistemit te drejtësisë, ndërsa 16 magjistratë e kane kaluar provën.

 

Vetingu u konceptua ne kushtetutën si baza e te gjithë sistemit te ri te drejtësisë dhe rrjedhimisht asnjë institucion nuk mund te ngrihet pa ecur para ky proces.

 

Këshilli i emërimeve nuk mund te kryeje asnjë funksion ne lidhje ne kandidatet për Gjykatën Kushtetuese sepse nga 11 anëtarë vetëm dy e kane kaluar Vetingun.

 

6 anëtarët e Këshillit te Larte Gjyqësor nuk mund te zgjidhen sepse nga 15 kandidatet vetëm 5 janë konfirmuar ne detyre.

 

6 anëtarët e Këshillit te Larte te Prokurorisë gjithashtu nuk mund te zgjidhen sepse nga 19 kandidate vetëm 5 e kane kaluar Vetingun.

 

E pa u ngritur këto dy institucione nuk mund te filloje nga puna struktura e posaçme kundër korrupsionit apo byroja e famshme kombëtare e hetimit qe do te asistohej nga FBI.

 

Pritshmërite janë qe Vetingu për kandidatet e këtyre institucioneve te përfundojë brenda verës e ne vjeshte sistemi i ri i drejtësisë për te cilin u luftua aq ashpër dy vjet me pare do te nise te funksionoje.

 

KANDIDATËT PËR KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

 

Nga Prokuroria e Përgjithshme:
1. Anila Leka – kaloi Vetting-un
2. Kostaq Beluri – kaloi Vetting-un
3. Ramadan Troci –?

 

Nga Prokuroritë e Apelit:
4. Luan Kaloci – u rrëzua
5. Bujar Hoti – ?
6. Arben Dollapaj – ?
7. Besa Nikehasani – u rrëzua

 

Nga Prokuroritë e Shkallës së Parë:
8. Adriatik Cama – u rrëzua
9. Antoneta Sevdari – kaloi Vetting-un
10. Arben Nela – ?
11. Dritan Rreshka – ?
12. Shpetim Kurti – ?
13. Besnik Muci – ?
14. Gentian Osmani – ?
15. Besnik Cani – ?
16. Elsion Sadiku – ?
17. Dritan Prenci – kaloi Vetting-un
19.Vatë Staka – kaloi Vetting-un

 

KANDIDATËT PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR

 

Nga Gjykata e Lartë:

  1. Artan Zeneli – u rrëzua
  2. Medi Bici – ?

 

Nga Gjykatat e Apeleve:

  1. Ilir Toska – kaloi Vetting-un
  2. Nertina Kosova – kaloi Vetting-un
  3. Besim Trezhnjeva – u rrëzua

 

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

  1. Alma Brati – kaloi Vetting-un
  2. Artan Laze – u rrëzua
  3. Astrit Faqolli – ?
  4. Bledar Abdullai – ?
  5. Brunilda Kadi – ?
  6. Brunilda Kasmi – ?
  7. Dritan Hallunaj – ?
  8. Manjola Xhaxho – kaloi Vetting-un
  9. Marçela Shehu – kaloi Vetting-un

 

KËSHILLI I EMËRIMEVE NË DREJTESI

  1. Artan Broci – ?
  2. Altina Xhoxhaj – u rrëzua
  3. Rovena Gashi – ?
  4. Gentjan Trenova – u rrëzua
  5. Fajtona Memçaj – kaloi Vetting-un
  6. Enton Dhimitri – ?
  7. Fatos Qato – ?
  8. Ahmet Jangulli – ?
  9. Vitore Tusha (anëtar zëvendësues) – kaloi Vetting-un
  10. Shkëlzen Selimi (anëtar zëvendësues) – ?
  11. Sotiraq Lubonja (anëtar zëvendësues) – ?

 

NUK KANË KALUAR VETTING-un

  1. Fatos Lulo – Gjykata Kushtetuese
  2. Fatmir Hoxha – Gjykata Kushtetuese
  3. Altina Xhoxhaj – Gjykata Kushtetuese
  4. Tom Ndreca – Gjykata e Lartë
  5. Admir Thanza – Gjykata e Lartë
  6. Adriatik Cama – Prokuror
  7. Gentian Trenova – Prokuror
  8. Artan Lazaj – Gjyqtar
  9. Luan Kaloçi – Prokuror
  10. Besim Trezhnjeva – Gjyqtar
  11. Besa Nikëhasani – Prokurore
  12. Artan Zeneli-Gjykata e Lartë

 

INSTITUCIONET E SISTEMIT TË DREJTËSISË

Institucionet që janë ngritur:                                Institucionet që nuk janë ngritur:

 

Vettingu                                                                 Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi                           Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion

Byroja Kombëtare e Hetimit

Prokurori i Përgjithshëm

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KANË KALUAR VETTING-un

 

1.Arta Marku – Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme

2.Bashkim Dedja – Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

3.Vitore Tusha – Gjykata Kushtetuese

4.Edmond Islamaj – Gjykata e Lartë

5.Dritan Prençi – Prokuror

6.Anila Leka – Prokurore

7.Manjola Xhaxho – Gjyqtare

8.Fatjona Memçaj – Prokurore

9.Brikena Ukperaj – Gjyqtare

10.Marçela Shehu – Gjyqtare

11.Kostaq Beluri – Prokuror

12.Alma Brati – Gjyqtare

13.Vate Staka – Prokuror

14.Ilir Toska – Gjyqtar

15.Nertina Kosova – Gjyqtare

16.Antoneta Sevdari – Prokurore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *