Subscribe

Dy vjet pas marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit te opozitës Lulzim Basha; situata politike ka shume pika te përbashkëta me pranverën e vitit 2017; opozita ka dale jashtë parlamentit e refuzon te marre pjese ne zgjedhje, duke vendosur si kusht largimin e kryeministrit Edi Rama. Por per analistet nëse ka nje mësim qe ka dale nga 17 maji është se marrëveshja Rama-Basha nuk do te përsëritet

 

Dy analistet komentojnë edhe vendimin e opozitës per te çuar anëtare ne Komisionet Zgjedhore; nje vendim i cili sipas tyre i shërben se pari qëllimit te opozitës per te mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve ne 30 qershor; por nga ana tjetër i shërben Bashes te jete brenda sistemit nese gjendet një kompromis.

 

Mbrëmjen e 17 majit ne kryesine e kuvendit u mblodhën te gjitha partitë parlamentare per te gjetur një zgjidhje per krizën; me pas u zhvillua nje takim koke me koke mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit te opozitës Basha, i cili përfundoi ne orët e para te 18 majit. Marrëveshja parashikonte shtyrjen e zgjedhjeve me nje jave, dhe marrjen nga opozita te zëvendëskryeministrit, 6 ministrive, kryetarit te KQZ dhe disa institucioneve kyçe.

 

Por me humbjen e zgjedhjeve lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi se marrëveshja kishte rene e prej dy vitesh Basha premton se nuk do te kete me marrëveshje me Ramen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *