Subscribe

Dy qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë pasi ishin prekur nga Covid 19.

Bëhet fjalë për dy shtetase, të dyja banore të Tiranës njëra  67 vjeçe dhe tjetra 73 vjeçe.

Të dyja viktimat  kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Në total në Shqiperi kanë humbur jetën 74 persona nga Covid-19.

Më shumë se gjysma e viktimave I përkasin qarkut të Tiranës (41) ndërsa Durrësi ka 12 viktima dhe Shkodra 11.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u zbuluan 67 raste të reja dhe u shëruan plotësisht 45 pacientë.

Në spital tek Infektivi janë gjithsesi 88 persona të shtruar.

COVID-19 – Statistika (4 Korrik 2020)

Testime totale                         28409

Raste pozitive                          2819

Raste të shëruara                      1637

Raste Aktive                             1108

Humbje jete                              74

(Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   428

Durrës 199

Shkodër               164

Vlorë     115

Fier                        46

Lezhë    59

Korçë    35

Kukës    20

Elbasan                 16

Gjirokastër 10

Berat      8

Dibër     8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *