Subscribe

Pas një të enjte për fat të mirë pa viktima, vendi ka shënuar këtë të premte dy të vdekur të tjerë nga Covid-19.

Ministria e Shëndetesisë bëri të ditur se një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv.

Të dy viktimat ishin shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar.

Në total numri i viktimave në Shqiperi ka shkuar në 85, ku afro gjysma e tyre 46 I përkasin qarkut të Tiranës.

Ministria bëri të ditur ndërkohë se situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit nga 420 testime dolën  90 raste pozitive.

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)

Testime totale                   31513

Raste pozitive                    3278

Raste të shëruara            1875

Raste Aktive                       1318

Humbje jete                      85

(Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   529

Durrës                229

Shkodër                169

Vlorë                     120

Lezhë                    65

Fier                          41

Kukës                     40

Elbasan                   34

Korçë                    32

Berat                     24

Dibër                     18

Gjirokastër         17

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *