Autoritetet shqiptare dorëzuan tek autoritetet italiane dy trafikues droge. Shtetasit Fation Xhezairi, 35 vjeç dhe F. T., 49 vjeç merreshin me trafik droge në Itali.

 

49-vjeçari ishte menaxheri i grupit të drogës dhe siguronte edhe kokainën. Ndërsa Fation Xhezairi menaxhonte dorëzimin e kokainës dhe heroinës tek tregtarët e drogës me origjinë nga Italia.

 

Në disa raste ai kërcënonte tregtarët e drogës që i merrnin para borxh. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Ankonës në Itali me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *