Shënohet viktima e tetë në Shqipëri nga COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, këtë të premte ka ndërruar jetë një 66-vjeçar nga Fieri që trajtohej prej dy ditësh në Spitalin Infektiv.

 

Ai vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale. Ndërsa mëngjesin e kësaj të premteje ka pësuar edhe infarkt.

 

Brenda pak orësh u shënuan dy viktima të tjera në vendin tonë. Të enjten vonë ndërroi jetë një 85-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *