Ekstradohen drejt vendit tonë dy shtetas të dënuar për vrasje. Interpol Tirana ekstradon nga Italia drejt vendit tonë, një 40-vjeçar shqiptar, i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Bwhet fjalw pwr shtetasin Festim Rusi, alias Besim Rusi 40 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vitin 2001, shtetasi Festim Rusi alias Besim Rusi, në fshatin Metalliki në Greqi, pas një debati për motive të dobëta ka vrarë me armë të ftohtë thikë, shtetasin A. R.

 

Ekstradohet edhe nga Greqia një 58-vjeçar shqiptar, i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

 

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2005, në fshatin Linas të Komunës Mollas në Elbasan, shtetasi Sherif Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin A. A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *