Pas përfundimit të fazës së grupeve, janë mësuar dhe ciftet e skuadrave që kanë kaluar në 16 më të mirat.

Gjermani-Angli dhe  Belgjikë-Portugali  mund të konsiderohen padyshim dy përballjet më spektaloare, të cilat premtojnë emocione dhe një lojë të bukur deri në sekondat e fundit .

Fituesja e duelit gjermano-anglez do të ndeshet në cerekfinale me Suedinë ose Ukrainën.

Ndërkaq kampionët në fuqi të Portugalisë, do të tentojnë të ruajnë fronin edhe pse përballë kanë Belgjikën, skuadër që e mbylli me 9 pikë të plota turin .

Superpërballje mendohet të jetë dhe ajo mes Spanjës dhe Kroacisë, ndonese dy skuadrat kanë patur jo pak luhatje në fazën e grupeve.

Rrugën per në finale duke se e ka më të lehtë kombëtarja e Hollandës e cila ndeshet në raundin e 1/8 me Republikën  Ceke në Budapest ndërsa në rast të një triumfi do të presë fituesin e Uells-Danimarke.

Ndërkohë dhe Italia e Mancinit ka një kundërshtar të lehtë në letër si Austria por që ka bërë jo pak surpriza në ndeshjet e fundit .

Në rast të një triumfi, të kaltërit i pret një superpërballje pasi do të ndeshen me fituesin e Portugali-Belgjike.

Edhe Franca vjen si një favorite absolute për ta fituar këtë ndeshje pasi shorti e ka vënë përballë Zvicrës ndërrsa në cerekfinale do të ndeshet me njërën prej Kroacisë dhe Spanjës.

Raundi i 1/8 ndez motorrët këtë të shtunë me dy ndeshjet e para Itali -Austri dhe Uells-Danimark.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *