Qeveria e turke ka vendosur të lehtesojë masat pas një izolimi total që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Masat do të hyjnë në fuqi këtë të hënë, duke lejuar lëvizjen e qytetarëve gjatë ditës, ndërsa do të mbetet në fuqi shtetrrethimi gjatë mbrëmjes dhe fundjavës.

 

Deri më 1 qershor, njerëzit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi midis orës 21:00 dhe 5 të mëngjesit gjatë ditëve të javës dhe gjatë gjithë ditës nga e premtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes. Nga vendimi përjashtohen turistët dhe punëtorët e huaj me leje speciale.

 

Qendrat tregtare do të hapen gjatë ditëve të javës,por qendrat sportive, kinematë Restorantet dhe kafet do të qëndrojnë të mbyllura.Ata do të kenë mundësinë të ofrojnë shërbimin vetëm delivery ose “merr me vete”. Procesi mësimor për parashkollorët do të rikthehet në bangat e shkollës ndersa për  klasat e larta, mesimi  do të vazhdojnë në distancë.

 

Edhe britania e madhe nga e hëna më 17 maj do te lehtesojë masat.Grumbullimet do te lejohen deri në 30 persona, do të hapën serish aktivitetet e organizuara sportive dhe hotelet. Pub-et, restorantet dhe kafenetë do të jenë në gjendje t’iu shërbejnë klientëve në ambientet e brendshme.

 

Gjithashtu kinematë, teatrot si dhe stadiumet do të jene të hapura per te gjithe qytetarët. Njerëzit do të udhëtojnë përsëri jashtë vendit për sa kohë që ata ndjekin protokollin e  sigurisë. Ndërsa mbajtja e maskave në bankat e shkollave të mesme nuk do të kërkohet më.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *